Dy raste zjarri në Vevçan dhe Ladorisht, ndërhyn Njësia e Zjarrfikësve të Strugës

Gjatë 24 orëve të fundit, ekipet e zjarrfikësve të Strugës janë angazhuar në shuarjen e dy zjarreve të raportuara në zonën e Strugës.

Mëngjesin e 23 shkurtit, rreth orës 08:45, një zjarr përfshiu një shtëpi në Komunën e Vevçanit, në pronësi të një banori vendas. Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar, ndërsa në vendngjarje ndërhyri Njësia Territoriale e Zjarrfikjes nga Struga, e cila arriti të lokalizojë flakët.

Një ditë më parë, më 22 shkurt, rreth orës 11:00, një tjetër zjarr u raportua në fshatin Ladorisht. Shtëpia, pronë e një 65-vjeçari, u përfshi nga flakët, por fatmirësisht nuk pati të lënduar. Në këtë rast, zjarri u shua nga familjarët, pa nevojën e ndërhyrjes së zjarrfikësve.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e këtyre zjarreve, ndërsa apelojnë për kujdes dhe respektim të masave të sigurisë për të shmangur incidente të tilla.