Shoqata e mërgimtarëve të fshatit Ladorisht në Zvicër proteston për aktin barbar kundër Bazilikës Arbërore-Shqiptare në Ladorisht

Shoqata e mërgimtarëve të fshatit Ladorisht në Zvicër proteston për aktin barbar kundër Bazilikës Arbërore-Shqiptare në Ladorisht.
Bazilikën e Ladorishtit sot e ka kapluar një zjarr nga dikush që nuk ja din vlerën historike këtij Tempulli Abëror-Shqiptar ose diçka e tillë është qëllimshme për të humbur dhe shkatërruar gjurmët e autoktonisë Shqiptare në trojet e tyre.
Ne Shqiptarët të këtyre Trojeve duhet të vetëdijësohemi si komunitet dhe se çfarë vlera historike mbart me vehte ky objekt historik për ne,jo vetëm si banorë shqiptarë të Ladorishtit por edhe më gjerë,prandaj protestojmë tek organet kompetente për këtë akt të shëmtuar dhe barbar duke dëmtuar këtë tempull Arbëror dhe duke treguar mosrespektim të kulturës dhe trashëgimisë sonë Arbërore.Bazilika e vetmuar mbi 1600 vjeçare dikujt i pengon ,pasiqë ajo mban siglën e autoktonisë Arbërore-Shqiptare,por ja që sot ajo ka mbetur në mëshirën e fatit dhe askush nuk kujdeset për mirëmbajtjen e saj edhe pse është nën juridiksionin e Institutit të trashëgimisë Kulturore të RMV ,që asnjëherë nuk tregojë gatishmëri për të zgjidhur problemin e ruajtjes si objekt i shkallës së parë të trashëgimisë kulturore e historike në vend.
Një popull që nuk e njeh të kaluarën e tij,asnjëherë nuk do t‘a ndërtojë të ardhmen e tij.

Shoqata e Mërgimtarëve të fshatit Ladorisht në Zvicër
Sekretar – Rini Dauti