
Deputetja Saranda Imeri Stafai nga LD-ja ka reaguar ashpër ndaj ish-ministrit të Punëve të Jashtme. Bujar Osmani, duke e cilësuar atë si “kuririn e Artan Grubit dhe Ali Ahmetit” dhe duke e akuzuar për përfshirje në kthimine ish kryeministrit Gruevski.
“Ministër i punëve të jashtme të Maqedonisë që do të mbahet mend vetëm për misionin e tij si transmetues i mesazheve në linjën Shkup – Budapest – Shkup, shqiptari ‘i pranueshëm’ për të bartur në çantën diplomatike USB-në famoze e cila përmbante planin e krijuar nga Aliu dhe Artani për kthimin e Gruevskit si qytetar i lirë dhe hero i BDI-së, e pra – Bujar Osmani, paska fytyrë të bëjë komente përçmuese për përfaqësuesit shqiptarë në Qeveri!Kuriri i Artanit dhe i preferuari i Aliut për ‘misione sekrete shpëtimi’, negociatori i kthimit të Nikolla Gruevskit, për fat të keq edhe më tej mendon se populli e ka kujtesën e shkurtër dhe se do t’ua falë zullumin e hajninë që për vite të tëra ua shkaktuan shqiptarëve”, ka shkruar ajo.
Deputetja akuzoi Osmanin edhe për nepotizëm.
“Postieri i Artanit mendon se shqiptarët nuk e dijnë se arritja e tij më e madhe, pas dështimit të planit ‘Gruevski po vjen!’, ishte vetëm akomodimi i familjarëve të ngushtë të tij nëpër agjencionet e forta financiare të shtetit siç është çerdhja e familjarëve të BDI-së, MNAV.”
Ajo kritikoi ashpër ish ministrin edhe për, siç thotë ajo “mbështetje nda Vuçiqit dhe luftën e tij kundër Albin Kurtit”.
“Nikoqiri i Llavrovit dhe avokati i Vuçiqit në luftën e tij politike kundër Albin Kurtit, bën mirë që të struket diku, të tërhiqet nga jeta publike e të fshihet nga turpi për skandalet diplomatike e dështimet politike të tij dhe partisë së tij non-grata. Sepse dëmet që i keni bërë ju dhe partia juaj shqiptareve janë duke prodhuar pasoja të cilat do të ndjehen edhe gjatë”, shtoi ajo.