VLEN: A do të japë llogari Bekteshi për sallonin e dasmave në Kërçovë..?

Deputetja e VLEN, Saranda Imeri Stafai ka reaguar ndaj deklaratave të Kreshnik Bekteshit nga BDI në Daily Click në TV21.

Bekteshi foli për vetingun në BDI, por adresoi kritika edhe te menaxhmenti i komunës së Çairit, që udhëhiqet nga kuadro të Lëvizjes Demokratike, pjesë e Koslicionit VLEN.
Imeri pyet nëse Bekteshi do të japë llogari në parti për bizneset e tij.

“E degjova Kreshnikun tek po fliste per vetingun! Si arriti Kreshniku me nje rroge ministri ,te hap biznes ne Manastir e te bleje salle dasmash ne Kercove.? A do jape llogari dhe raport para Keshillit te Pergjthshem?! Curiosity killed the cat!”, shkruan Imeri Stafai.