
Kallëzim penal për shpërdorim të detyrës zyrtare për një strugan të punësuar në Drejtorinë për Çështje Pronësore-Juridike
Një këshilltar dhe nënshkrues i autorizuar i akteve, i punësuar në Ministrinë e Financave – Drejtoria për Çështje Pronësore-Juridike në Strugë, ka marrë kallëzim penal për “Shpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare” dhe “Papërgjegjësi në kryerjen e detyrës”, njoftoi sot SPB Ohër.
Personi në fjalë qëllimisht ka hartuar dokumente dhe vendime të falsifikuara për privatizimin e tokës për persona të tjerë. Me këto vendime të falsifikuara, ai ka shmangur procedurën ligjore, sipas së cilës ato duhej të dërgoheshin në Avokaturën e Shtetit.
Pasi ka kaluar afati për aplikim, i kallëzuari vetë ka vulosur këto dokumente me vulën zyrtare për t’u dhënë vlefshmëri dhe më pas i ka dërguar në Departamentin e Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme në Strugë.