Ndërron jetë krijuesi i Nutella-s, Francesco Rivella

Francesco Rivella, i njohur më së shumti si krijuesi i Nutella-s, ka ndërruar jetë në moshën 97-vjeçare. Sipas Fox News, Francesco dha frymën e fundit më 14 shkurt.

Përdoruesit e rrjetit i bënë homazhe të përzemërta Rivella-s, duke e falënderuar për krijimin e një produkti që miliona njerëz e kanë shijuar dhe vazhdojnë ta shijojnë.

Përpara se të nxirrte në treg Nutella-n, Rivella punoi për Michele Ferrero, djalin e pronarit të markës së famshme të çokollatës Ferreo – Pietro Ferrero.

Ai ishte pjesë e ekipit Ferrero përgjegjës për studimin e lëndëve të para për të zhvilluar produkte të reja duke përzier, rafinuar dhe shijuar përbërësit në ndjekje të shijeve perfekte.

Gjatë gjithë karrierës së tij të gjatë në Ferrero, Rivella përfundimisht u bë një menaxher i lartë me kompaninë, e cila u themelua nga Pietro Ferrero në vitin 1946.

Pas daljes në pension, Rivella iu përkushtua bujqësisë së frutave dhe sportit tradicional italian të pallapugno.