Limaj nuk e përjashton koalicionin me Kurtin: Me AAK jem parti të ndara…

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për mundësinë e hyrjes në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje dhe partitë e tjera pas zgjedhjeve, shkruan Insajderi.

Limaj potencoi se Nisma dhe AAK-ja janë dy parti të ndara dhe se bashkëpunimi i tyre nuk është i domosdoshëm në çdo vendim politik.

“Duhet ta kuptojmë se ne jemi dy parti politike. Nuk e kemi të domosdoshme të votojmë njëjtë për çështje të ndryshme,” tha ai në Rtv Dukagjini.

I pyetur nëse ka pasur kontakte për ndonjë koalicion të mundshëm, Limaj tha se ende nuk ka pasur lëvizje konkrete nga partitë e mëdha.