
Industria e makinave të pasagjerëve në Kinë ruajti rritje të qëndrueshme si në prodhim ashtu edhe në shitje në janar, treguan të dhënat e industrisë të mërkurën.
Muajin e kaluar, prodhimi i makinave të pasagjerëve regjistroi një rritje në bazë vjetore prej 3.3 për qind, në 2.15 milionë njësi, ndërsa shitjet e saj u rritën me 0.8 për qind në 2.13 milionë njësi, sipas Shoqatës kineze të Prodhuesve të Automobilave, bën të ditur “Xinhua”.
Automjetet me shumë qëllime u rritën me dy shifra nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar si në prodhim ashtu edhe në shitje.
Eksportet e makinave të pasagjerëve u rritën me 7 për qind në bazë vjetore për të arritur në 395.000 njësi gjatë së njëjtës periudhë, ndërsa shitjet e brendshme ranë me 0.5 për qind, sipas shoqatës.