Digjen disa lokale në Prishtinë

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në mëngjesin e së enjtes janë djegur disa lokale në rrugën “Ilaz Agushi” në Prishtinë.

Kjo rrugë gjendet afër tregut të gjelbër.

Policia i ka thënë Radios Evropa e Lirë se në vendngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfikësit dhe që nuk raportohet për persona të lënduar.

Më herët gjatë këtij muaji ishte raportuar edhe për djegien e ndërtesës së një klubi nate në kryeqytet.

Policia pati thënë për mediat lokale se në koordinim me prokurorinë ka ndërmarrë veprime hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit.