
Një qytetare 79 vjeçare nga Shkupi është mashtruar nga një person i cili ishte paraqitur si mjek, vetëm për të marrë 216 mijë denarë dhe ari nga e moshuara, transmeton Portalb.mk.
“Një 79 vjeçare nga Shkupi ka raportuar se është mashtruar nga një person për 216 949 denarë dhe bizhuteri ari”, raportoi Policia.
Raportohet se një person përmes telefonit është paraqitur si mjek nga Bullgaria që punon në spitalin e Shkupit. Ai ka kërkuar para nga e moshuara për të operuar vajzën e saj.
“Kur ishte kthyer në shtëpi, në momentin që e kishte pa vajzën, e ka kuptuar se ishte mashtruar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, raportoi Policia.