
Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale në MPB ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kompetente në Kumanovë kundër M.P, referent për çështje administrative në Departamentin për punë civile në MPB për veprën penale “punë nga pakujdesia në shërbim” nga neni 313 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.
“E denoncuara, më datë 10.05.2024 në ora 14:26 në sportelin e MPB-së për kontroll teknik në Kumanovë, pa respektuar procedurën për vazhdimin e regjistrimit të automjetit, ka vazhduar regjistrimin dhe ka lëshuar leje qarkullimi për një mjet motorik, i cili është ndalur në orën 13:00 të së njëjtës ditë nga punonjësit e policisë për shkak të vlefshmërisë së skaduar të lejes së qarkullimit nga 28.12.2022”, thuhet në njoftimin e MBP-së.
E denoncuara ka zgjatur vlefshmërinë e lejes së qarkullimit dhe ka ndryshuar targat e mjetit motorik të ngarkesës, pavarësisht se mjeti nuk i ka kaluar kontrollet e duhura për korrektësi në stacionin e kontrollit teknik, pasi paraprakisht është konfiskuar nga punonjësit e policisë nga SP Kumanovë, i ka mundësuar vazhdimin e lejes së komunikacionit në kundërshtim me rregulloret për regjistrimin e mjeteve motorike, duke e vënë në të njëjtën kohë në pozitë të favorshme për përfundimin e mëtutjeshëm të procedurës për kundërvajtje pranë organit kompetent pas kërkesës për inicimin e procedurës për kundërvajtje në komunikacion të kryer për shkak të drejtimit të mjetit me leje komunikacioni të skaduar.
E denoncuara ka vepruar me pakujdesi edhe në pjesën e evidentimit të veprimeve të sipërpërmendura duke mbajtur në mënyrë të parregullt evidencat dhe dosjet zyrtare, gjë që ka sjellë si pasojë zhdukjen e dosjes zyrtare për vazhdimin dhe ndryshimin e lejes së qarkullimit për mjetin në fjalë. Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale kundër M.P. ka paraqitur propozim për fillimin e procedurës për shkelje të rendit dhe disiplinës së punës dhe ka shqiptuar masë të detyrueshme për largimin nga vendi i punës – pezullim deri në përfundimin e procedurës disiplinore.