
Lëvizja palestineze Hamas ka refuzuar kërkesën e Izraelit për çarmatimin dhe tërheqjen e saj nga Rripi i Gazës, tha zëdhënësi i Hamasit, Hazem Qassem, shkruan Portalb.mk.
“Kushti i largimit të Hamasit nga Rripi i Gazës është një luftë psikologjike qesharake dhe tërheqja ose çarmatimi i rezistencës nga Gaza është i papranueshëm,” tha ai.
“Çdo marrëveshje për të ardhmen e Rripit të Gazës do të bëhet përmes konsensusit kombëtar”, shtoi Qassem.
Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Sa’ar deklaroi të martën se Izraeli nuk do të lejojë Hamasin të mbajë praninë në Gaza pas përfundimit të operacioneve ushtarake. Sipas kryediplomatit, Izraeli kërkon gjithashtu një çarmatim të plotë të Gazës.