BDI: VLEN po e luan rolin e zëdhënësit të presidentes dhe kryeministrit, ata nuk e uruan publikisht pavarësinë e Kosovës

Edhe përkundër reagimeve nga Presidenca, nga BDI thonë se presidentja Gordana Siljanovska Davkova, kryeministri Hristijan Mickoski, e as ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Timço Mucunski, nuk e uruan publikisht 17-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Në lidhje me: Siljanovska publikon dokument dhe demanton BDI-në për Kosovën: Dërguam letër-urim, isha në festën e Ambasadës së Kosovës.

“Është për të ardhur keq që partitë e VLEN-it po mundohet të luajë rolin e zëdhënësit të Presidentes dhe Kryeministrit, duke u bërë avokatë të heshtjes së papranueshme të institucioneve shtetërore. Faktet janë të qarta: për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, as Presidenti, as Kryeministri dhe as Ministri i Jashtëm nuk e uruan publikisht këtë ngjarje kaq domethënëse për rajonin dhe për shqiptarët në veçanti”, thonë nga BDI.