
BDI-ja si një nga partitë më serioze në vend për një moment ka rrëshqitur në partinë më komike dhe jo serioze me veprimet skandaloze që po i bëjnë çdo ditë e më shumë qytetarët po largohen nga ky subjekt politik. Kalimi i BDI-së në opozitë ishte shok i papërballueshëm për këtë parti, prandaj për këtë kohë sa janë në opozitë kanë paraqitur ide dhe veprime kontradiktore me tërë veprimtarinë e tyre.
Pra, kanë ardhur me një pikë që janë kundër vetvetes, kundër subjektit të tyre politik. E fundit epike për të vë pikën e humbjes së kontrollit në kohë dhe hapësirë, është vetingu apo reformat e brendshme që po i kërkojnë. Nëse vërtetë janë të mendimit të reformojnë partinë, duhet t’ia vënë drynin sepse vështirë të gjendet politikan i mbështjell me logon e BDI-së që mund ta kalojë testin e vetingut,