RMV, suspendim nga vendi i punës dhe padi për policin e dyshuar për përleshje

Policia e Maqedonisë së Veriut ka suspenduar nga puna një punonjës të policisë nën dyshimet se ka kryer një vepër penale, duke e rrezikuar sigurinë publike, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal kundër XH.R. nga Manastiri – i punësuar në Departamentin e Punëve të Përbashkëta në SPB Manastir, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale „rrezikim të sigurisë“ sipas nenit 144 paragrafi 4 i Kodit Penal”, raportoi Policia.

Policia vlerësoi se në orët e para të 5 janari ai ka kërcënuar dhe është sillën në mënyrë agresive ndaj një personi dhe ndaj sigurimit të lokalit të natës.