Zelenskyy: Ukraina nuk do të marrë pjesë në bisedimet Rusi-SHBA në Arabinë Saudite

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha se Kievi as nuk do të marrë pjesë në bisedimet Rusi-SHBA të planifikuara për nesër në Arabinë Saudite, e as nuk do të njohë ndonjë rezultat në lidhje me Ukrainën, raporton Agjencia Anadollu.

Duke folur me gazetarët ukrainas në Abu Dhabi në një konferencë për media përmes video-lidhjes, Zelenskyy deklaroi se Kievi nuk ishte informuar për takimin.

“Ukraina nuk do të marrë pjesë. Ukraina nuk ishte në dijeni për këtë takim. Çdo negociatë për Ukrainën pa Ukrainën është e pakuptimtë. Ne nuk mund të njohim asnjë marrëveshje të bërë për ne pa përfshirjen tonë dhe ne nuk do të pranojmë vendime të tilla”, theksoi ai.

Zelenskyy sugjeroi se mungesa e Ukrainës mund të jetë për shkak të fokusit të Moskës dhe Washingtonit në çështjet dypalëshe, duke shtuar: “Për të qenë i sinqertë, ata kanë biseduar për një kohë të gjatë. I vetmi ndryshim tani është se ata po e bëjnë këtë publikisht”.