
Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal kundër nëpunësit policor për veprën e kryer penale ,,sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë’’, transmeton Portalb.mk.
Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit – Njësi e specializuar për ndjekjen e veprave penale të kryera nga persona me autorizime policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve, ka paraqitur kallëzim penal kundër I.B. për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale „sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë“ sipas nenit 383 paragrafi 1 të Kodit Penal.
“I raportuari I.B., i punësuar si polic i pavarur – shofer në Departamentin për Operacione Speciale Policore në Byronë për Siguri Publike pranë MPB-së, më 24.01.2025 rreth orës 01.45 në një klub nate në Shkup, ka treguar sjellje agresive ndaj të punësuarve në sigurimin e objektit dhe më pas ka sulmuar fizikisht nëpunësin policor i cili ka kryer detyrat e tij”, thonë nga MPB.
Ministria shtoi se Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale do të parashtrojë propozim për nisjen e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore ndaj nëpunësit policor dhe do të shqiptojë masa të detyrueshme që të suspendohet nga vendi i tij i punës deri në përfundimin e procedurës.