Maqedonia me inflacionin më të lartë në rajon..!?

Edhe pse Maqedonia ka pasur inflacionin më të lartë në rajon edhe në janar, me 4,9% në krahasim me janarin e vitit të kaluar, Qeveria ende nuk ka zgjidhje për çmimet e larta të produkteve ushqimore bazë. Nuk mund të na fajësojnë ne bujqve për çmimet e larta, sepse blerësit janë ata që vendosin çmimet, thonë nga Federata Kombëtare e Bujqve.

Pasi që tregtarët dhe distributorët kërcënuan me mbyllje dhe largime nga puna, Qeveria nuk mbajti seancë urgjente në të cilën duhej të kufizonte marzhet në 10% për rreth 1000 produkte. Tashmë është në pritje të një liste të tregtarëve dhe distributorëve që kanë kërkuar që në vend të kufizimit të marzheve, të ulin çmimet e 100 deri në 200 produkteve që qytetarët përdorin më shumë.

“Nuk e di nëse te ne bujqit apo te ata që blejmë prodhime bujqësore. Sepse bujqit nuk mund t’i shesin në markete, sepse ne e dimë që marketet punojnë me fatura dhe me shumicë, këtu kemi një zinxhir, bujqë-prodhues që i dërgojnë produktet e tyre bujqësore në qendrat blerëse, qendrat blerëse ua shesin distributorëve, distributorët ua japin tregtarëve.

Dhe kështu, ne bujqit nuk mund të fajësohemi për çmimet e larta, sepse blerësit janë ata që vendosin çmimet me të cilat blihen produktet bujqësore. Fatkeqësisht, kështu është”, tha Vaska Mojsovska, kryetare e Federatës Kombëtare të Bujqve.