Albrim Hoxha:Merko, BDI dhe LSDM përgatitën terrenin për zhvatjen e radhës – me ndriçimin publik?!

Albrim Hoxha

Merko, BDI dhe LSDM përgatitën terrenin për zhvatjen e radhës – kush tjetër ka ngelur pa u pasuruar me paratë tona përmes ndriçimit publik?!

Edhe pse ende nuk ka ndonjê epilog rreth dyshimeve për keqpërdorim të miliona eurove të qytetarëve struganë nga ish koncesioneri #SitiLajt, sot Ramiz Merko dhe Këshilli i Komunës së Strugës i hapën rrugën një tjetër marrëveshjeje të dyshimtë për ndriçimin publik.

Prej denoncimeve publike kuptohet se me “aferën Siti Lajt” janë pasuruar njerëz të afërt të Ramiz Merkos e madje miliona janë derdhur edhe në universitetin e tij privat. Merko me shokë, përmes ndriçimit publik kanë gjetur mënyrën më të lehtë të zhvatjes së parave të qytetarëve të Strugës. Sipas këtyre denoncimeve, miliona janë paguar për çdo muaj, për vite me radhë nga Komuna e Strugës në llogari të kompanisë Siti Lajt, ndërsa nga kjo kompani ata miliona janë transferuar në llogari private të bashkëpunëtorit më të ngushtë të Merkos dhe në llogarinë e universitetit privat të Ramizit.

Këta njerëz, ky klan, që kanë blerë prona të patundshme në vendet më atraktive të Strugës e jo vetëm, që shëtisin me vetura luksoze, që luajnë me fatet e struganëve, po përgatisin terrenin për zhvatjen e radhës, këtë herë për 13 vitet e ardhshme!

Këtyre të pangopurve duhet t’u vijë fundi. Struganët duhet të ngrenë zërin e t’ua tregojnë vendin, ndërsa institucionet duhet ta bëjnë detyrën. Krimi duhet të hetohet, kriminelët të dënohen e të bëhen shembull për të tjerët.