Taravari komenton “vettingun” e BDI-së: Disa nuk kishin bukë para 20 vitesh, tani janë milionerë!

Bashkimi Demokratik për Integrim mblodhi strukturën në Reçicë të Tetovës ku diskutoi për reformën dhe vetingun që ka nisur brenda partisë. Nga BDI i bëjnë thirrje edhe partive tjera ta bëjnë të njëjtën.

Edhe Arben Ataravari nga VLEN, tha se duhet të luftohet korrupsioni, duke thënë se disa njerëz para 20 vjetëve nuk kishin bukë e tash janë bërë milionerë. 

Ndërkohë lideri i BDI-së Ali Ahmeti, në disa paraqitje ka kërkuar të bëhet hetim për të gjitha partitë dhe funksionarë, në lidhje me privatizimin nga viti 92 deri 2000. Ai akuzon se shumë persona janë pasuruar në kurriz të qytetarëve.