
prof. Nebi Dervishi
Përkujtesë
(me rastin e 17 vjetorit të shpalljes së Pavarsisë së Kosovës-17 shkurt 2008)
Me Aktin e Shpalljes së Pavarsisë, 17 vjet më parë, në Kosovë mer fund kolonizimi serbë që zgjati saktësishtë 95 vjet e tre muaj.
Çështja kombëtare shqiptare (dhe në kuadër të saj çëshjta e Kosovës dhe në trevat tjera) ka lindur me coptimin arbitrar të trevave shqiptare dhe me aneksimin e më shumë së gjysmës së tyre në momentin e krijimit të shtetit shqiptar. Ndoshta një fillim më i hershëm i takon vitit 1877, kur u aneksua nga Serbia dhe u spastrua etnikisht sanxhaku i Nishit.
Po të kthehemi pak në histori, jo rallë herë do ta hasim fjalën Pavarsi dhe Shqipëri. Këto fjalë aq konkrete, të thjeshta edhe të dashura për të gjithë shqiptarët u folën dhe u shkruan pafundësisht gjatë historisë sonë, me theks të veçantë gjatë kohës së Rilindjes Kombëtare. Personalitetet më të njohura që e udhëhoqën këtë lëvizje të gjërë për çlirim kombëtar, si Abdyl, Sami dhe Naim Frashëri, De Rada i madh që kulmoi me fjalët “Ardhi dita e Arbërit”, që përveç shtetit të Arbërit të kohës së Skenderbeut, aludonin edhe në një shtet të pavarur shqiptar, për të vazhduar intensiteti i kësaj lëvizje të fuqishme me Lidhjen e Prizrenit, ngjarje më të lavdishme që tentoi ta zgjith problemin shqiptar njëherë e përgjithmonë, e për të ardhur në datën historike të 28 nëntorit 1912 kur për herë të parë u shpall shteti i pavarur shqiptar, një shtet i natyrshëm që do të përfshinte tërë trojet shqiptare që për fat të keq, disa muaj më vonë, më 1913, Konferenca e Ambasadorëve në Londër, përfundoi shumë e cunguar dhe joreale.
Me njohjen e kufijve të sotëm të shtetit shqiptar, më tepër se gjysma e kombit mbeti jashtë kufijve, e tërë një Shqipëri etnike administrohej dhe sundohej nga shtete trajtash e modelesh të ndryshme sllave, që kohë pas kohe u falnin shqiptarëve ndonjë të drejtë të kufizuar, për tua marrë përsëri kur të donin. Deri vonë historiografia shqiptare këndej e andej kufirit, e ideologjizuan, këtë ndarje kaq të pamëshirshme, të cilën nuk e pati trajtuar si duhet, ose vazhdimisht e mjegulluan historinë. Tani kur po hidhet dritë dhe po riaktualizohen këto padrejtësi, nuk është vështirë të konstatohet se përveç dy sunduesve më të mëdhenj të shqiptarëve, Perandoria Osmane dhe kolonizatorëve sllavë, pati edhe zgënjime dhe lakmi për pushtete të një pjese të shqiptarëve. Ndërkaq pjesa dërmuese e shqiptarëve gjithmonë dhe kudo mendonte për një pavarsi që do të formonte një shtet real dhe, normal shqiptar, ashtu siç e kishin apo siç e ndërtuan tani vonë të gjithë fqinjët tanë ballkanik.
Viteve të fundit si asnjëherë më parë debatet për Kosovën po bëhen gjithë e më të fokusuar. Udheqësia e Beogradit edhe në këto caste mundohen edhe më tej të ndërtojnë të ardhmen e tyre në mitin për Kosovën. Ato i thirrnin serbet në luftë. Por ajo që është e dukshmë te pala serbe, është fakti se tash shpresat dhe brengat nga Beogradi kalojnë në Moskë. A thua Kremlini me pranimin e avangardizmit në fundin e mitit për Kosovën rrezikon që të marrë përgjegjësinë indirekte për të gjithë gjakderdhjet në ish Jugosllavinë që ndodhën nga veprimet fashise të pushtetit dhe politikës të kriminelit Milleshoviq, por edhe të pasuesve të tij.
Kolonizimi serb është manifestuar me ardhjen e kolonëve serb në Kosovë dhe Maqedoni; dhënja e tokës falas dhe e beneficionëve tjera e cila është ushtruar sidomos në mes dy luftërave botërore. Fuqinë materiale e ka pasur në ushtrimin e pushtetit, udhëheqjen me shqiptarët nëpërmjet sistemit arsimor në gjuhën serbe, mbledhjen e taksave, policisë dhe menaxhimit të investimeve. Të gjithë funkcionarët shtetëror, tagrambledhësit, mësuesit, policët, prefektët, pra administratat shtetërore ishin serbë kolonë dhe vendas.
Pas Luftës së Dytë Botrore kemi një neokolonializëm Socializimi funkciononte në tjera parime, mirëpo kolonizimi serb u transformua. Serbia nëpërmjet politikës së vllazërim bashkimit rifilloi të shfrytëzoi resurset natyrore të Kosovës, sidomos në periudhën 1945-1966, pra deri në Plenumin e IV të Brioneve, ku Tito u përlesh me politikën antishqiptare të Rankoviqit. Atëherë në një farë forme i erdhi fundi kolonizimit serb në Kosovë. Kosova u bë me autonomi të plotë, u bë pjesë konstitutive si shtet. Por, konflikti ishte i pa shmangshëm, sepse Kosova ekonomikisht, kishte mbetur e prapambetur. Pas demostratave të përgjakshme të vitit 1981, kolonizimi në Kosovë u kthye në formën më të egër, duke sjellë policë nga të gjitha republikat Jugosllave, mbikqyrës, serbë që u jepeshin punë e banesa falas jashtë rregullave, ushtarakë e hajdutë.
Edhe një herë t’i kthehemi Pavarsisë së 1912 ose më mirë të themi vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër në vitin 1913, që ishte më “meritorja” , për pavarsinë e Kosovë bashkë me sakrificën shekullore që po kurorzohet me sukses edhe me përkrahjen e miqve të Kosovës: SHBA-ve dhe shteteve të Unionit Evropian.
Shpallja e pavarsie më 17 shkurt 2008, në Prishtinë e gjeti Kosovën pa sunduesin serb, pa uniformën dhe çizmen ushtarake policore serbe, e kjo është edhe një argument se Kosova në fakt është e pavarur nga Serbia, që nga Marrëveshja e Kumanovës, e tani po pret vetëm një njohje formale nga shumë shtete të Botës, që do të ndodh , me aktin e shpalljes, e cila është ngjarja e dytë e madhe, si ajo e para, në Kuvendin e Vlorës, e 28 Nëntorit 1912.
Që të dyja Pavarsitë janë rezultat i përpjekjeve shekullore të shqiptarëve dhe e drejtë e pamohueshme e tyre të kenë shtetin e vet ku do të jetojnë të lirë e me dinjitet. Në të dyja këto raste të Pavarsisë nuk u përfshinë të gjithë shqiptarët. Përveç kësaj që mund ta quajm të përbashkët, në të gjitha aspektet tjera Pavarsia e Kosovës dallon nga ajo e Shqipërisë që është shumë normale ku kemi parasysh rrethanat në dy raste që i ndau një shekull. Pavarsia e Shqipërisë nuk e pati përkrahjen e fuqive të Mëdha Evropiane, si e ka Kosova sot, përkundrazi Evropa e atëhershme me disponimin antishqiptar që i kishte rrënjët në Kongresin e Berlinit (13.VI-13.VII.1878) e ndan pa mëshirë trungun shqiptar.
Shteti i Kosovës që u shpall me aktin e shpalljes së Pavarsisë(17 shkurt 2008), do te jetë shteti më i ri në botëdhe do të jetë rezultat i luftës politiko ushtarake të shqiptarëve dhe U.Ç.K-së i ndihmuar po ashtu ushtarakisht e politikisht nga aleatët tanë, SHBA dhe Unioni Evropian.
Eksodin e madh i kosovarëve në vitin 1999, golgotë shqiptare të fundshekullit XX, qytetet shqiptare në Maqedoni e mbështetën parezervë duke u hapur familjeve Kosovare derën dhe zemrën, duke shtruar sofrën dhe konakun. Ato kryen jo vetëm detyrimin e vëllait ndaj vëllahut, por edhe sfiduan politikën shoveniste maqedone duke ua prishur planin që ishte fundë e krye antihumanë, për largimin e sa më parshëm të popullsisë kosovare nga Maqedonia dhe shpërndarjen e saj largë e më largë në kontinentë të tjera për të mos u kthyër kurrë në vatrat e tyre shekullore. Shqiptarët e këtyre trevave dolën me thirrjen të gjithë vllezërit tanë të qëndrojnë këtu. Me këtë aktë shqiptarët e Maqedonisë shkruan faqen e shkëlqyer të shqiptarisë dhe atdhetarisë.
E tërë kjo historia shqiptare plotë vuajtje e sakrifica dhe që është shumë kohë aktuale dhe sot po i afrohet një përfundimi fatlum, edhe më tutje një pjesë e shqiptarëve e la në proces të zhvillimeve dhe të luftës së tyre politike për t’i fituar të drejtat që duhet të jenë vetëm të barabarta, se vetëm kështu ka kuptim liria.
Shqiptarët e Maqedonisë që janë, përcaktuar për luftë politike nëpërmjet partive të tyre që vazhdimisht janë present në qeverisjen e këtij shteti të brishtë, siç duket nuk janë aq optimist për ardhmërinë e tyre dhe të drejtat që duhet t’i kenë. Nëse këto të drejta do të vazhdojnë tu jepen me doza dhe do të jenë vazhdimisht të cunguara, gjithsesi do të kërkohen edhe rrugë të tjera alternative.
Ti kthehemi së fundi edhe një herë Kosovës e pavarsisë së saj dhe urimit për të, që pas një rrugëtimi të gjatë e të vështirë plotë gjemba, si duket po troket në portën e kullës së quajtur Kosovë.
Kjo pavarsi troket në zemrën e çdo shqiptari që pati fatin të jetë dëshmitar i kësaj ngjarje që për afro afro një shekull aq të pritura, u bë realitet 16 vite më pare.
Të qoftë rrugë e mbarë oj Kosovë kreshnike deri në pavarsi dhe sovranitet të plotë si shteti i 193 i Organizatës së Kombeve të Bashkuara .
Pra, një shtet i ri lindi në Evropën plak. Shqiptar kudo që jemi. Erdhi çasti të sëndërtojmë ëndrrën shekullore të mëvetësisë së Kosovës. Të përjetojmë ngjarjen më të madhe e më të shenjtë, në këto 102 vjtët e fundit.
Me fat Kosovë rrugën e Pavarsisë dhe Shtetësisë.
Strugë
16.02.2025
Prof Nebi Dervishi
