Kasami: VLEN do t’i fiton gjitha komunat në zgjedhjet lokale

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka njoftuar se koalicioni VLEN eshtë duke zhvilluar konsultime të brendshme për caktimin e kandidatëve me të cilët do të garon në zgjedhjet lokale.

Në një deklaratë për Alsat, Kasami është shprehur optimist se VLEN do të dalë fitues në të gjitha komunat në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Ndërkohë, siç transmeton portali Lideri.mk, kryetari aktual i komunës së Gostivarit, Valbon Limani me gjasë do të jetë kandidat për kryetar komune në zgjedhjet e ardhshme lokale, paralajmëroi dje një nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari.

Sipas Taravarit, sondazhet kanë treguar se Limani ka mbështetje të madhe nga qytetarët.

“Kryetari aktual i Komunës së Gostivarit, sipas anketave që po i bëjmë, ka përkrahje të jashtëzakonshme nga qytetarët. Shpresoj të jetë një kandidat potencial për kryetar komune, por nuk jemi ende të koordinuar mes VLEN-it dhe te Aleanca për Shqiptarët. Megjithatë, ka shumë gjasa që ai të jetë kandidat i përbashkët për kryetar komune, për koalicion”, tha Taravari duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Dilemat e VLEN janë sqaruar edhe në Tetovë, ku sërish pritet të garon Kasami.