Anketë: Çdo i treti qytetar mendon largimin nga Maqedonia e Veriut!

Çdo i treti qytetar apo 35.2% e popullsisë në vendin tonë është duke menduar për t`u larguar nga Maqedonia, tregon hulumtimi më I ri I zbatuar nga Instituti për Hulumtime Politike – IPIS për “Detektor”.

Sipas të dhënave, interesimi më i madh për t`u larguar paraqitet tek grupmosha 30 – 50 vjec me arsim të lartë, ku madje çdo I dyti I anketuar dëshiron që të ardhmen ta kërkojë jashtë vendit.

Arsyet kryesore për largim nga vendi e që përmenden nga të anketuarit janë;

-Pagat e ulëta – 15.9%

-Mundësi më të mira për fëmijtë

-Shëndetësi më të mirë

-Arsim më të mirë

-Infrastrukturë më të mirë

Si destinacion më të preferuar përmendet Gjermania – 11.8%, Zvicra – 6.9 dhe Sllovenia – 5.2%. Një pjesë e të anketuarve preferojnë të transferohen në Skandinavi dhe SHBA.

Anketa ka zbuluar se;

-10% e qytetarëve janë të sigurt se do të largohen në 5 vitet e ardhshme

-64.9% kanë të afërm që tashmë janë larguar.

-70% vlerësojnë se migrimi është rritur në krahasim para 5 viteve.

Anketa është zbatuar përmes telefonit nga 24 deri më 26 janar 2025 me 1.033 të anketuar. /tvklan.mk