
Kështu e përshkruan gjenocidin e serbëve mbi shqiptarët LAV TROCKI në fillim të luftës së parë ballkanike, në atë kohë korespondent i gazetës “Kievska misla” :
Tmeri shihej menjëherë sa e kalonim kufirin e Serbisë. Afroheshim Kumanovës rreth orës 17, dielli sapo perëndonte, e terri rritej. Por sa më terr bëhej aq më fuqishëm shihej drita nga zjarret e tmershme që e ndriçonin qiellin. Fshatra të tëra shqiptare shndëroheshin në kolona flake që e ndriçonin qiellin – gjatë hekurudhës që lëvizte treni ynë.
…
Dhe çka bënit deri tani në Ferizoviç mes shqiptarëve? – ka pyet Trocki
“Pjekim pula dhe therim shqiptarë” – përgjigjet një komandant.
…
Dy ditë para arritjes së mikut të Trockit në Shkup, gjëja e parë që e kanë dalluar banorët në mëngjes, ka qenë masa e trupave me koka të prera të shqiptarëve, nën urën kryesore mbi Vardar, në qendër të qytetit.
P.s.
Trocki ka qenë figurë e lartë, i dyti pas Leninit, i cili gjatë regjimit të Stalinit është dëbuar prej Bashkimit Sovjetik dhe në 1940 është vrarë nga një agjent i Stalinit në Meksikë.
Xhevdet Hajredini