
Interes i madh për garën e Matematikës dhe Fizikës në Jahja Kemal – Strugë
Edhe këtë vit, në shkollën Jahja Kemal – Strugë u mbajt gara tradicionale në Matematikë dhe Fizikë për bursë, e cila tërhoqi një numër të madh nxënësish. Në garë u regjistruan dhe morën pjesë 120 nxënës, të cilët patën mundësinë të tregojnë njohuritë e tyre dhe të konkurrojnë për një bursë.
Qëllimi i kësaj gare është të motivojë nxënësit drejt shkencës dhe arsimit, ndërsa garuesit më të mirë do të shpërblehen me mundësinë e regjistrimit me bursë në shkollë.
Organizatorët shprehën kënaqësinë e tyre për interesin e madh, ndërsa gara vazhdon të jetë një ngjarje e rëndësishme për talentet e reja nga ky rajon.
