
Para të rinjvë të partisë në komunën e Likovës, Arben Taravari ka folur për vendimin e fundit të Gjykatës Themelore në Tetovë për vulat e Aleancës për Shqiptarët.
Taravari me këtë rast, iu përgjigj shumë njerëzve që tha se e pyesin, përse BDI-ja gëzohet që gjykata vendosi në favor të Ziadin Selës, duke thënë se Ali Ahmeti secilën parti që e ka marrë në koalicion e ka shkrirë në BDI.
“Më pyesin, pse këta të BDI-së aq gëzohën që Gjykata Themelore në Tetovë, ka vendosur që Ziadin Sela t’i ketë vulat, edhe pse ne kemi drejtë për ankesë dhe Apeli në Gostivar, merr vendimin përfunditar për atë se kush do t’i ketë vulat. Ne i kemi ende vulat. Pse gëzohen këta të Ali Ahmetit, çuditem unë. U thash, gëzohen për arsye se këta, ish-bashkëpartiakët tanë, natën janë në Zajaz dhe ditën janë në Reçicë. Gëzohen se edhe një parti do të shkrijnë në vetë si shumë parti tjera”, u shpreh mes tjerash Taravari.