Rusia mund ta sulmojë NATO-n vitin e ardhshëm! Ja kush e thotë..

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenky, gjatë intervistës për media në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munih, ka theksuar se duhet të ketë garancione të forta të sigurisë për Ukrainën gjatë bisedimeve me Rusinë, raporton “The Guardian”.

Në një pikë ai sugjeroi se Rusia e Putinit mundë të sulmojë NATO-n vitin e ardhshëm nëse nuk parandalohet me garancione të sigurisë.

Advertisement

“Ata mund të avancojnë në Ukrainë, ose do të shkojnë në Poloni ose vendet Baltike, dhe mendoj se kjo është ideja. Dhe mendoj se e gjithë ajo që kam nga inteligjenca… është se ai po përgatitet për luftë kundër vendeve të NATO-s gjatë vitit të ardhshëm.

Kjo është ajo që mendoj, nuk e di, nuk kam 100%… por me bekimin e zotit, ne do të ndalojmë këtë djalë të çmendur”.