Punësime të reja në shëndetësi! 1,180 personel dhe 300 specializantë në fillim të vitit

Njëzet institucione publike shëndetësore që tashmë kanë përgatitur sistematizime të reja, mundet menjëherë që t’i punësojnë 300 specializantët privat nga grupi i parë, mes tyre më së shumti gjinekolog dhe kardiolog, përcjell TV21. Ministri Taravari kumtoi se vetëm në institucionet publike shëndetësore në Shkup do të punësohen rreth 30 gjinekolog specializantë.

Punësime do të ketë vazhdimisht, por tani për tani ajo që është e sigurt se ka 1 180 personel me shkollë të mesme dhe 300 specializantë në fillim të vitit, si dhe edhe aq deri në fund të vitit. Në lidhje me punësimet e specializantëve privat, informuan se më 30 dhjetor kanë përfunduar të gjithë procedurat në Ministrinë e shëndetësisë dhe financave.