Gjykimi për lehonën Veapsoka është shtyrë përsëri

Pas një pauze dhjetëmujore, sot në Gjykatën Themelore në Strugë, vazhdoi gjykimi për Jëlldëz Veaposkën nga Dibra, e cila iu nënshtrua një operacioni cezarian në vitin 2020, në spitalin e Strugës, dhe iu nxorën tre organe, mitra, një vezorë dhe një veshkë. Por, seanca u shty sepse mbrojtja e të pandehurve nuk e pranoi super ekspertizën, sepse nuk ishte përgatitur nga tre profesorë të fakultetit të mjekësisë në Shkup, por nga një profesor dhe dy anëtarë të jashtëm.

“Kundërshtimi i referohet faktit se janë thirrur anëtarë të jashtëm, por theksohet se ai që është udhëheqës i ekipit, është gjithashtu pjesë e bordit mjekësor mjekoligjor, të cilit i është besuar raporti i ekspertëve. Tani i takon institucionit të prononcohet, nëse ka pasur pengesa në formimin e ekipit, për shkak të të cilave kërkohen anëtarë të jashtëm, ose anëtarët janë anashkaluar për ndonjë arsye të pajustifikuar”, deklaroi Jordan JOVANOV – gjykatës.

Avokati i Jëlldëzit, Sasho Janev, thotë se këto janë veprime të dëshpëruara nga mbrojtja e të pandehurve.

“Mbrojtja kur është në dëshpërim, ndërmerr hapa të dëshpëruar. Kjo ndodhi sot. Dhe sot them se të pandehurit në këtë procedurë nuk do t’i shpëtojnë përgjegjësisë. Thelbi këtu është se super eksperti tregon se kush ka bërë gabime në operacion. Asgjë nuk ka ndryshuar në mënyrë tektonike, besoj thellësisht se do të ketë një aktgjykim me dënim për këtë vepër penale”, tha Sasho Janev – avokat i Jildizit.

“Pres dhe i kërkoj gjykatës që gjyqtari dhe prokurori të miratohet një aktgjykim, dhe te ketë një dënim me burg, që të mos ketë lirim me kusht, dhe që mjekët të dine njëherë e mire nëse ka ndonjë gabim mjekësor, qe ky gabim te gjykohet, dhe ata te mbajnë përgjegjësi për çdo krim te kryer”, u shpreh
Jildiz Veaposka-e dëmtuar.

I pandehuri i parë në këtë rast është gjinekologu nga Struga, Muhamed Asani dhe më pas djali i tij Blerton Asani. E akuzuara e tretë është mjekja Liljana Jovanoska. Ata akuzohen për shkaktim të veprave të rënda kundër shëndetit të njeriut.