Një Afgan 24 vjeçar…

Një afgan 24-vjeçar, një azilkërkues i refuzuar, që në Gjermani ishte me “Duldung”, u fut sot me makinë në Mynih në një grup punëtorësh të sindikatës Verdi që ishin në grevë. Të pakën 28 persona janë plagosur, prej tyre edhe një fëmijë i vogël. Fëmija i vogël dhe të paktën dy persona janë duke luftuar për jetën. Policia ka shtënë me armë dhe ka arrestuar afganin, për të cilin thuhet se ka qenë i njohur edhe më parë për policinë. Edhe ai është në spital, por nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Ky afgan ka qenë i përzier në vepra kriminale me droga dhe vjedhje. Kërkesa e tij për azil sipas informacioneve të deritanishme është refuzuar para disa vitesh, por edhe më tej ishte me Duldung. Në rrjetet e tija sociale janë gjetur postime që mund çojnë në skenën e grupeve të radikalizuara ekstremiste, por deri tani nuk dihet sakt motivi i sulmit. Dyshohet se pasojat e sulmit kanë mundur të jenë edhe më të rënda, por greva ka qenë e lajmëruar dhe është shoqëruar nga policia. Në një moment ai ka kaluar makinën e policisë, ka shpejtuar makinën dhe është futur në grupin e grevistëve…
T’ju kujtoj se sonte në Mynih vijnë edhe zvpresidenti amerikan Vance, presiidenti i Ukrainës Zelensky dhe shumë politikanë të tjerë nga mbarë bota që do të marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë. Pra, sulmi ka ndodhur në një prej aktualisht qyteteve me numrin më të madh të policëve, që dëshmon se sulmet e tilla vështirë se mund të kontrollohen tërësisht. Por kjo dëshmon po ashtu se Gjermania duhet të ndërmarrë masa urgjente, siç tha Söder, për zgjidhjen e problemeve të sigurisë dhe mbrojtjes nga sulme të tilla! Ky sulm ka shkaktuar reagime rë shumta politike dhe të gjitha reagimet e deritanishme shkojnë në drejtim të dëbimeve më të shpejta dhe vendosjen e sigurisë më të madhe.