EKSKLUZIVE / BESIMTARËT MYSLIMAN NGA LLABUNISHTI NGRITËN NË KËMBË, PROTESTUAN PARA MYFTINISË SË STRUGËS PËR PAKËNAQËSITË NGA MYFTIU, DHE SHAQIR FETAHUT 

Strugë, 10 shkurt – Pas Kallëzimit penal të bërë nga ana e besimtarët islam të Strugës me rrethinë ndaj Myftisnisë së Strugës në Prokurorinë e Strugës dhe Shkupit dhe pakënaqësive të shumta në këtë drejtim, një video ekskluzive në Agjencinë e lajmeve Zhurnal ka arritur nga Struga ku besimtarët myslimanë janë mbledhur sot para Myftinisë dhe kanë shprehur shqetësimet e tyre ndaj Myftinisë, kreut të saj dhe njerëzve që drejtojnë atë dhe si duket kreu i BFI Shaqir Fetahu ka irrituar turmën e xhematit nga Labunishta e Strugës të cilët sot kanë protestuar.

Deri më sot, në adresë të Riasetit dhe myftive të emëruar si kukulla pa miratimin e xhematit jane ngritur shumë Kallëzime penale për keqpërdorime në prokurori.

Ndryshe, Agjencia e lajmeve Zhurnal disa herë ka ngritur shqetësimet e besimtarëve myslimanë të Strugës dhe Kallëzimet penale që kanë bërë ato ndaj Myftinisë, Myftiut dhe njerëzve përreth.

Sipas informatave jozyrtare të Agjencisë Zhurnal, situata është shpërthyese në cdo myftini si rezultat i veprimeve arbitrare dhe jo transparetët të vendimeve të Riasetit të BFI-së në mbështetje të myftive duke dëmtuar interesat e xhematit