
Me datë 07.02.2025 në ora 17.10 në Manastir, zyrtarët policorë të SPB Manastir kanë privuar nga liria personin me inciale K.S. (50) nga Manastiri. Gjatë arestimit, atij iu gjetën dhe sekuestruan disa kartëmonedha në valuta të ndryshme, transmeton portali Lideri.mk.
Policia ka intervenuar pas me datë 05.02.2025 në SPB Manastir, S.K (45) nga Manastiri ka raportuar se në periudhën nga maji 2024 deri në shkurt 2025, K.S. ka përfituar nga gjendja e tij e vështirë financiare dhe i ka dhënë në disa raste para hua, duke e ngarkuar me “kamatë” joproporcionale për shërbimin.
Gjithashtu, me datë 07.02.2025 në SPB Manastir, gruaja e moshuar V.R (58) nga Manastiri ka raportuar se nga tetori 2024 deri në shkurt 2025, K.S. ka përfituar nga gjendja e saj e vështirë financiare dhe i ka dhënë para hua disa herë, duke e ngarkuar me interes joproporcional për shërbimin. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër K.S. do të vijojë një padi adekuate.