
MPB ka njoftuar se me datë 08.02.2025, në orën 15:10, në Shkup, në rajonin e Gjorçe Petrovit, oficerët e policisë arrestuan T.J. (56) nga Shkupi.
Ai dyshohet se, për shkak të mosmarrëveshjeve të pazgjidhura financiare, rreth orës 01:30 ka hyrë me forcë dhe me mjet të përshtatshëm në shtëpinë e M.B. (51) nga Shkupi, e ka sulmuar fizikisht me një send të fortë dhe, duke e kërcënuar, e ka detyruar të shkojë në shtëpinë e tij, ku ka vazhduar me kërcënimet. Më vonë, M.B. ka arritur të arratiset dhe e ka raportuar rastin në stacionin policor.