
Sondazhi i Korrekt Press: VV fiton shumicën, PDK e dyta, Koalicioni për Familjen kalon pragun zgjedhor
Në sondazhin online të Korrekt Press të realizuar në katër ditët e fundit të fushatës zgjedhore kanë votuar 17431 persona.
Sipas këtij sondazhi Lëvizja Vetëvendosje pritet të fitojë shumicën e votave në zgjedhjet e ardhshme. Madje partia që edhe aktualisht është në pushtet, në këtë sondazh ka marrë mbi 60% të votave.
Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta në këtë sondazh, me 22% të votave.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë vetëm 9%.
Sipas këtij sondazhi, Koalicioni për Familjen e kalon pragun zgjedhor, me 7%.