Ariz Saiti – Muaji Shaban !

Muaji Shaban!

Shabani është muaji i tetë i kalendarit islamik. Kuptimi i fjalëpërfjalshëm i fjalës “Shaban” është: të përhapësh dhe të japësh.
Gjatë këtij muaji zbresin bekimet e Allahut.

Pse është i rëndësishëm muaji Shaban?

Në një hadith të transmetuar nga Hazreti Usama, transmetohet se Profeti, paqja qoftë mbi të, ka thënë: “Ndërmjet Rexhebit dhe muajit të Ramazanit është një muaj që quhet Shaban. Njerëzit janë të pakujdesshëm ndaj këtij muaji edhe pse shpërblimi për çdo vepër të bërë është më i madh se vetë vepra dhe vepra i tregohet Allahut të Lartësuar”. (Hadithi i shënuar nga Imam Bejhekiu, në veprën e tij Shu’bul-Iman)
Transmetohet nga Hazreti Enes se kur hynte muaji Rexheb, Resulullahu alejhi selam lexonte: “Allahumme, barik lena fi Rajabin ve Sha’bane ve belligna ila Ramadane” (Allahu im, na bekoftë në Rexheb dhe Shaban,na mundëso ta presim muajin e Ramazanit.
Ky muaj duhet të kalohet duke u përgatitur për muajin e Ramazanit, duke bërë vepra të mira që t’i bëjmë edhe më shumë në muajin e Ramazanit. Kështu, detyrat tona fetare mund të bëhen pjesë e zakoneve.

  1. Ngjarjet në muajin Shaban

1) Lejlei-berat (Nata e Faljes), nata e pesëmbëdhjetë e muajit Shaban.
2) Si Kibla, drejtimi i kthimit në namaz drejt Qabes në Mekë e cila ishte më parë drejt Aksasë.
Kjo ndodhi në vitin e dytë pas hixhretit, më pesëmbëdhjetë të Shabanit.
3) Agjërimi i muajit të Ramazanit është bërë i detyrueshëm në vitin e dytë pas hixhretit, më 25 Shaban.