Jeton Lleshi:Struga – shtegu i sigurt për Çlirimtarët

Struga – shtegu i sigurt për Çlirimtarët

Struga ka qenë gjithmonë në anën e popullit dhe një strehë e sigurt për ata që luftuan për lirinë. Këtë e rithekson edhe Jeton Lleshi, duke kujtuar rolin e qytetit në periudha të rëndësishme historike.

“Ne, struganët, ishim që në fillim me Popullin dhe ashtu do të mbetemi. Prandaj, Çlirimtarët e kishin shtegun e sigurt në Strugë,” shprehet ai, duke nënvizuar se mbështetja për ata që luftuan për lirinë ka qenë dhe do të mbetet një parim i pathyeshëm për këtë qytet.

Lleshi sjell në vëmendje figurën e heroit Nuri Mazari, i cili, krahas familjes Haradinaj, ishte një ndër mbrojtësit e qytetit të Pejës, duke mos lejuar copëtimin e tij. “Para se të hidheshe në Prishtinë, duhej menduar për heroin tonë, Nuri Mazari. Ai luftoi barabar me Çlirimtarët dhe la një trashëgimi të pavdekshme. Ne, si struganë, do të mbetemi neutralë, jo nga pavendosmëria, por pikërisht për respektin që kemi ndaj këtij heroi të Shqipërisë,” thekson ai.

Në përfundim, Lleshi përforcon qëndrimin e Strugës, duke e bërë të qartë se qyteti gjithmonë do të mbështesë kauzat kombëtare: “Fjala dhe vendimi ynë, si struganë, do të mbeten me Popullin, për Shqipërinë dhe për ‘Liri për Çlirimtarët’.”

Ndërkohë, ai shpreh zhgënjimin ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke e akuzuar se nuk i qëndroi besnik fjalës së dhënë. Për Lleshin, qëndrimi ndaj Çlirimtarëve është një çështje e dinjitetit kombëtar, dhe çdo lëkundje në këtë drejtim është e papranueshme.