Haxhi Dauti :Vedat Bojku u nda nga jeta – një nga pionierët e muzikës së lehtë strugane!

Muzika strugane ka humbur një nga pionierët e saj më të rëndësishëm. Vedat Bojku, artisti që la gjurmë në muzikën e lehtë të viteve 70, është ndarë nga jeta, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur artisti Haxhi Dauti, i cili e cilëson Bojkun si një nga figurat që e frymëzuan në rrugëtimin e tij muzikor. “Vedati u largua nga Struga në Amerikë në vitet 70-80 dhe nuk u kthye më kurrë. Ai ishte personi që më frymëzoi për muzikën e lehtë. Pas largimit të tij në mërgim, vazhdova të ndiqja hapat e tij. Vedati ishte dhe do të mbetet gjithmonë mentori im në muzikë,” shprehet Dauti.

Si një nga pionierët e muzikës së lehtë strugane, Bojku ka qenë një model frymëzimi për shumë artistë. 

“Zoti e shpërbleftë me Xhenet! Ngushëllime familjes!” – përfundon mesazhin e tij Dauti