
Policia Financiare dhe Ministria e Brendshme janë duke zhvilluar një aksion i bazuar mbi dyshimet për shpërdorime financiare në sektorin e Qeverisë, Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta. Në rrethana jo zyrtare mësohet se është arrestuar ish shefi i këtij shërbimi, Pece Mirçevski. Ai dyshohet se gjatë kohës sa ka udhëhequr me këtë sektor, ka keqpërdorur dhe manipuluar me prokurimet publike. Burime brenda policisë thonë se është bastisur shtëpia e tij, ndërsa kontrolle ka edhe në disa lokacione të tjera përfshi edhe institucione. Hetimi është duke u shtrirë edhe në pistat ku ka dyshime se janë keqpërdorur procedurat për kontrollet dhe shërbimet teknike të makinave zyrtare.