
Kirurgu i njohur strugan, Fesih Shehu, në një reagim për Strugalajm lidhur me përmendjen e tij në media si një kandidat i mundshëm për kreun e Komunës së Strugës, ka theksuar se prioriteti i tij mbetet mjekësia.Ai e ka cilësuar përdorimin e emrit të tij si një keqpërdorim mediatik, duke theksuar se gjithmonë ka kundërshtuar përfshirjen në politikë dhe do të vazhdojë t’u shërbejë struganëve si mjek.