Tetovari humbi jetën në Shkup

Më datë 31.01.2025 rreth orës 07.40, SPB Shkup është njoftuar se në autostradën – qarkoren e qytetit të Shkupit, në afërsi të kryqëzimit Orman, automjeti i pasagjerëve “Hyundai” me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.V (63)nga Tetova ka dalë nga rruga. 

Shoferi ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa mjeku i urgjencës ka konstatuar vdekjen e tij. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup.