Nepotizmi vlon në Strugë:Komuna shndërrohet në bastion të familjarëve-Pse heshtet përballë Ramiz Merkos?

Albrim Hoxha

Në komunë e institucione komunale vlon nepotizmi. Baballarë që bëhen kolegë pune me fëmijët e tyre, motra e vëllezër në të njejtën zyrë, kushurinj, miq e mikesha, militantë klasik partiak brenda një administrate të stërngarkuar e jofunksionale. Institucionet e pushtetit lokal janë shndërruar në organe rehatimi të familjarëve të shefave, ndërsa të diplomuarit me notë mesatare 10 refuzohen e nuk lejohen të punësohen aty.

Nga ana tjetër, asnjë reagim. As qytetar, as politik!

A ka kush e kundërshton Ramiz Merkon dhe pushtetin e tij në Strugë, kryesisht të korruptuar?

Dilni ore, flisni! Nga kush po trembeni?!
Po ku ka kohë Ramizi të merret me ju tani! Shprehuni lirshëm!

Larg kalkulimeve! Nuk ka matematikë që ju nxjerr pastër me Ramizin brenda.