VLEN: Qytetarët kanë të drejtë të bojkotojnë marketet

Për bojkotimin e marketeve kanë reaguar edhe disa prej partive politike. Koalicioni VLEN ka ofruar mbështetje për iniciativën qytetare për bojkotimin e marketeve. Koalicioni i partive shqiptare në pushtet thekson se ata e kuptojnë nevojën e qytetarëve për ta shprehur revoltën, që përmes kësaj të alarmohen profiterët në kurriz të popullit dhe se nuk munden të vendosin çmime jashtë çdo logjike ekonomike.

VLEN

“Kjo sjellje duhet të ndalet. E nëse vazhdon kështu ne kemi mekanizma institucional si Inspektorati Shtetëror i Tregut të cilët tashmë janë në terren, kontrollon çmimet e produkteve dhe nëse ka rritje të paarsyeshme enorme të çmimeve dhe prishje të logjikës së tregut, do të përdorim të gjithë mekanizmat që kemi në fuqi dhe do të miratojmë vendime dhe masa për të mbrojtur standardin e qytetarëve”.

Ndërkaq për këtë situatë, kryetari i partisë opozitare LSDM-së, Venko Filipçe. Ai thotë se Qeveria është përgjegjëse që të kujdeset për qytetarët që të mos përjetojnë çmime të tilla, sepse siç tha Filipçe, ajo është përgjegjëse për përcaktimin e çmimeve.

Venko Filipçe, kryetari i LSDM-së

“Ja edhe këtu në Kroaci, ka protestë të qytetarëve për çmimet e larta në markete. Te ne vërtet është shqetësuese mospërfillja dhe mosinteresimi i Qeverisë për ndërmarrjen e masave. Madje me njëfarë cinizmi do të thosha, i përkrahin qytetarët të protestojnë, kur në fakt protesta e qytetarëve, përveç çmimeve të larta dhe ndaj marketeve, realisht duhet t’i drejtohet Qeverisë, sepse është përgjegjëse për formimin e çmimeve”.

“Një sistem që ne e kemi vendosur në të kaluarën dhe tani si opozitë nuk u përgjigjet thirrjeve tona dhe ligjeve të propozuara për rritjen e pagës minimale. Është për keqardhje që këtë po ua bën qytetarëve”, theksoi Filipçe.