Rasti i rëndë në Prishtinë, familja njofton për vdekjen e vajzës 33-vjeçare 👇

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë, ku një grua humbi jetën tragjikisht pasi ra nga një ndërtesë. Rasti tashmë është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ndërsa kanë nisur edhe hetimet për zbardhjen e detajeve të tjera, raporton Gazeta Sinjali.

Për këtë rast të trishtë, të vdekjes së 33-vjeçares Njomza Maxhuni, kanë njoftuar edhe familjarët.

“Familjar dhe miq ju njoftojm se me date 30.01.2025 nderroj jete vajza ime dhe motra jone. Per ceremonine e varrimit ju njoftojm me kohe.” – thuhet në njoftimin e familjes.

Vdekjen e të ndjerës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, Policia ka nisur hetimin për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.