Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka bërë të ditur se më shumë se gjysma e ilaçeve për Onkologjinë kanë arritur, përcjell TV21. Taravari tha se, një pjesë e tyre ka arritur sot ndërsa një pjesë tjetër do të arrijë të hënën
“Pjesa dërmuese e terapisë do të arrijë këtë javë, sot ka arritur një pjesë e terapisë. Edhe nesër arrijnë. Të hënën duhet të arrijnë edhe tre ilaçe, mbi gjysma e ilaçeve kanë arritur. I kemi kryer të gjitha procedurat, ata të cilët e bëjnë furnizimin mund të ndodhë që 2 ditë të vonohen”, tha Taravari.