Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli ka nxjerrë Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një personi i cili dyshohet se ka kryer veprën penale Dhunimi i fëmijës nën moshën 15 vjeçare nga neni 188 paragrafi 1 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.
Më 22 janar, i dyshuari, banor i Radovishit, ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 12-vjeçare nga një fshat i Vallandovës, me të cilën paraprakisht kishin komunikuar përmes një rrjeti social.
Meqenëse ekzistojnë rrethana që arsyetojnë frikën se i dyshuari do të arratiset dhe se do t’i asgjësojë gjurmët e veprës penale, prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit. Gjykata Themelore në Gjevgjeli e ka pranuar propozimin dhe ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.