
Për ndërprerjen e punimeve të kanalizimit Zajaz-Drugovë, kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari ua hodhi fajin Ministrisë së Mjedisit dhe asaj të Financave, ndërkohë që tha se, Izet Mexhiti do ta marr përsipër vazhdimin e këtij projekti. Dehari tha se edhe nëse ministria nuk realizon punimet për pjesën e mbetur të kanalizimit, do të lëvizin gurët dhe drurët për ta përfunduar këtë projekt
-Me shumë shpresë që ministria e Mjedisit e merr përsipër.
-Keni folur me z.Mexhitin për këtë?
-Kemi folur drejtpërdrejtë me të, e merr përsipër realizimin e këtij projekti.