341 shtetas të Maqedonisë do dëbohen nga Amerika pas vendimit të Trump!

341 shtetas maqedonas janë në pritje të dëbimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas të dhënave nga autoritetet amerikane.

Ish-presidenti amerikan Donald Trump, që nga fushata e tij zgjedhore, kishte paralajmëruar ashpërsimin e politikës së emigracionit. Menjëherë pas marrjes së detyrës, ai nënshkroi një sërë aktesh që kishin të bënin me menaxhimin e emigrantëve dhe dëbimin e tyre drejt vendeve të origjinës.

Sipas dokumenteve zyrtare, mes personave që pritet të deportohen janë edhe 341 shtetas maqedonas.

Më herët, Trump kishte ndërprerë të gjitha fondet që përfaqësonin ndihmë financiare për programet qeveritare dhe joqeveritare.