Paradoks” – thotë Bekteshi pasi Qeveria mbështet bojkotin e marketeve

Ish ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka reaguar pas zhvillimeve ekonomike në Maqedoninë e Veriut ku po paralajmërohet bojkoti i marketeve për shkak të çmimeve të larta të produkteve bazë, transmeton TV21.

Qeveria e mbështeti këtë paralajmërim të bojkoteve, por sipas Bekteshit, ky është një paradoks, pasi siç thotë, ajo ka mekanizma për të parandaluar dhe dënuar parregullsitë që bëhen nga marketeve në pjesën e çmimeve.

Paradoks!
Qeveria fton qytetarët që të bojkotojnë tregtarët e ushqimeve me pakicë, kurse harrojnë se ata kanë mekanizma që edhe ti mbyllin nëse ka parregullsi”, shkruan Bekteshi.