
MPB ka njoftuar se me datë 29.01.2025 në ora 00:40 në Spitalin Klinik të Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin J.D.(26) nga Tetova.
Duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se rreth orës 23:00 në banesën e tyre familjare në Tetovë, me send të mprehtë ka lënduar motrën e tij 24-vjeçare dhe nënën e tyre.
Atij i është marrë mjeti i mprehtë dhe është ndaluar në stacionin policorë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.