Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi se opozita do të zhvillojë protestë kombëtare më 8 shkurt, raporton A2 CNN.
“Të gjitha hollësitë dhe ora e protestës do të njoftohen shumë shpejt. Por e shtuna është dita kur shqiptarët zbresin në Tiranë dhe Tirana zbret në sheshe dhe rrugë”, tha Berisha në një komunikim për mediat të martën.
Opozita proteston kundër qeverisë dhe përgatitet të fillojë fushatën për zgjedhjet 11 majit.